SISTEME RËSHQITËSE DHE ME PALOSJE

Sistemi i dyerve me palosjes dhe rrëshqitje është një produkt i ri nga LIDERPLAST-i me profilet e PVC-së. Këto sisteme janë një zgjidhje e mirë për ambiente me hapsira të mëdha drite. Zonat e krijuara me xhama jashtëzakonisht të mëdha, bëjnë që kufiri mes hapësirës së brendshme dhe jashtë të zhduket.

Sistemi me rëshqitje dhe palosje kombinon vlerat maksimale të inxhinierisë dhe efektivitetin optimal të kostos. Me fjalë të tjera: Në varësi të stilit dhe hapsirës në dispozicion Ju mund të zgjidhni mes: dyerve rëshqitese me ngritje, dyer me reshqitje paralele (furgon) ose dyer me palosje. Që të treja zgjedhjet, ju mundësojnë të përfitoni ekuilibrin e përsosur midis statikës dhe izolimit termik. Deri në 2.70m të lartë dhe 6.50m të gjerë, i gjithë elementi promovon arkitekturën transparente me zona të mëdha me xham. Gjithashtu kalimin e madh te dritës që këto lejojnë, ju ndihmojnë të ulni koston për ngrohje!

Është me rëndësi të dihet se aftësia e izolimit termik dhe i zhurmës, varet edhe nga xhami i cili shoqërohet bashkë me profilin e PVC. Më shumë detaje për llojet e xhamave gjeni këtu

Sistemi rëshqites me ngritje punohet me profile me gjeresi 168mm dhe 207mm tipit Trocal dhe prodhohet me përmasa të mëdha - gjerësi deri në 6m dhe lartësi 2.5 m. Ka vlerë të lartë izolimi deri në 1.oW/m2K dhe garancia për profilet e plastikës është 30 vjet, ndërsa për montimin 5 vjet. Sistemi me rëshqitje paralele i tipit furgon mund të prodhohet deri në 3.2m gjerësi dhe 2.4 lartësi. Izolimi termik mund të arrijë deri në 1.0W/m2K në varësi të profilit dhe xhamit. Sistemi me palosje prodhohet me dimensione deri 6.5m gjerësi dhe 2.5 lartësi. Izolimi termik arrin deri në 1.0W/m2K në varësi të profilit dhe xhamit. Garancioni për profilin është 30 vjet dhe për montimin 5 vjet.

NA KONTAKTONI

Rr. Hamdi Pepa nr. 16
(355) 69 20 44 123