NGJYRAT E PVC

Materialet e sotme për ndërtim dhe rinovim fokusohen në funksionalitetin dhe estetikën. Stili i jetës suaj dhe arkitektura e një ndërtese mund të jetë po aq e larmishme sa kombinimi i ngjyrave dhe formave moderne që mundësojnë dritaret e PVC-se. Sistemet e PVC nga LIDERPLAST ju mundësojnë të shijoni një gamë të gjerë të ngjyrave për profilet e dritareve/dyerve. Zgjidhni mes PVC klasike të bardha, ngjyra të laminuara apo dizajni modern me mbulim alumini.

PVC e bardhë

Butësia e hijshme e sipërfaqes së PVC-së të bardhë paraqet një pamje tërheqëse dhe të qëndrueshme - eleganca klasike e përjetshme.


Imitim druri

Ngjyrat e zakonshme janë tashmë në modë, por imitimi prej drurit natyror mund të sjellë ndryshimin tek ju. Në varësi të stilit tuaj personal, ju mund të zgjidhni pamjen e dritares me imitim të drurit për brenda dhe jashtë, ose kombinim imitim druri me të bardhë apo ndonjë ngjyrë tjetër. Ndiqni trendin dhe zgjidhni nga graduimet e shumta që ofrojmë.


Veshje alumini

Një kombinim i përshtatshëm mund të jetë me alumin nga jashtë (një dizajn elegant). Llojllojshmëria e ngjyrave të standardizuara mund të shoqërohet edhe nga një veshje alumini për ta bërë sa më unik ambientin tuaj. Nëse dëshironi të krijoni një shfaqje të jashtëzakonshme vizuale shtoni detajet e aluminit ne dritaren tuaj.


Ngjyra plastike

Dyert dhe dritaret mund të kenë edhe ngjyra tjera përveç asaj të bardhës. Stil elegant i cili jep një pamje bindëse, i aplikuar mbi sipërfaqen e lëmuar të stukturës, mund të jetë pamja e duhur për ambientin tuaj.


NA KONTAKTONI

Rr. Hamdi Pepa nr. 16
(355) 69 20 44 123